Rashica shënon sërish, por Werderi merr vetëm 1 pikë

03.11.2019 12:14:07

Milot Rashica gjeti rrjetën për herë të tretë në harkun e vetëm tetë ditëve, megjithatë ekipi i tij nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në ndeshjen e luajtur në shtëpi me ekipin e Freiburgut. Pas golave të shënuar ndaj Leverkusenit në kampionat dhe Haidenhaimit në Kupë, futbollisti kosovar shënoi përsëri golin e parë për bardhjeshilët.

Këtë herë në Bremen në “Weserstadion” përpara 41.000 spektatorëve 23-vjeçari nga Vushtrria falë shpejtësisë së tij la prapa mbrojtësit kundërshtarë, për të mposhtur portierin holandez Flekken me një të djathtë të kalibruar në hyrje të zonës.

Për fatin e tij të keq sfida e Verderit u mbyll sërish me vetëm 1 pikë, pasi vendasit pësuan në mënyrë naive në sekondat e fundit të takimit, njësoj si edhe në tre ndeshjet e mëparshme të këtij edicioni të Bundesligës, ku kurioz është fakti se çdo herë që ia del të shënojë Rashica klubi nga Verderi e përfundon takimin në barazim, sidoqoftë goli i gjashtë sezonal për lojtarin e përfaqësueses dardane, 4 në Bundesligë dhe 2 në Kupën e Gjermanisë.