Reagim: Çështja e demarkacionit me Malin e Zi po keqpërdoret për marketing politik dhe patriotik

25.08.2016 11:09:38

Nga Rexhep Kastrati

une

Kur para një viti u nënshkrua Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, askujt mund të mos i ketë shkuar mendja se do të përdoret për marketing politik dhe patriotik. Dhe kur them këtë, nuk kam parasysh vetëm sektën okulte të Albinit, e cila kujdestaron për të gjetur shkase dhe shkaqe për të fshehur karakterin e verëtet të saj si lëvizje anarkiste dhe kundrështetërore, as vetëm dy partiçkat tjera që mbijetesën politike e kanë të varura nga çështje të tilla si kjo për demarkacionin, por kam parasysh edhe pjesëtarë të dy partive qeverisëse, LDK dhe PDK, të cilët me një lloj makiavelizmi banal, po paraqiten në opinion me qëndrime tepër oportuniste dhe utilitariste. Nuredin Ibishi i LDK-së, Ramiz Kelmendi i PDK-së dhe ndonjë tjetër, po e prëdorin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi si mundësi për marekting politik dhe patriotik,duke shpërfaqur qëndrime absurde dhe oportune: Nuredin Ibishi thotë se demarkacioni nuk është në rregull, por do ta votoj,  epastaj thotë nuk di a do ta votoj, kurse Ramiz Kelmendi thotë demarkacioni është në rregull se i beson Amerikës, por nuk do ta votoj për rugovasit e mi. Pra, dy kuvendarë me qëndrime krejt të kundërta: njëri do ta votojë edhe pse beson se nuk është në rregull, kurse tjetri nuk do ta votojë, edhe pse beson se është në rregull. Është e qartë se të dy duan të jenë mirë me të dyja palët: edhe me partitë e tyre, edhe me partitë opozitare dhe ngado që të anojë peshorja, ata ta kenë mirë. Po të shihet profili i tyre, nuk është për t’u çuditur, pasi që Nuredin Ibishi, i njohur nga lufta si komandant “Leka”, që ka qenë publikisht zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit, ka çka të thotë për vrasjet politike në kohë të luftës dhe pas saj, por ka të thotë edhe për anagzhimet e tij në SHPK, sot Policia e Kosovës, ku ka qenë zëvendësshef i saj, ashtu siç ka çka të thotë për arsyet e përjashtimit të tij nga ky institucion i sigurisë në vend. Po ashtu, Nuredin Ibishi ka çka të thotë edhe për angazhimet e tij të para viteve ’90 të shekullit të kaluar, përkatësisht të pohojë, ose të mohojë se më 1989 ka marr pjesë bashkë me Ilija Trajkoviqin në ushtrime në luftë kundër terrorizmit, në Serbi. Në anën tjetër, Ramiz Kelmendi, një biznesmen i njohur në rajonin e Pejës dhe më gjerë, ka çka të thotë për zanafillën e biznesit të tij, për lidhjet me biznese në Serbi, për raportet e vazhdueshme me rugovasit e tij, si dhe me arsyet e vërteta të pagimit të bedelëve për të shkuar në luftë në vend të tij. Po ashtu, Ramiz Kelmendi ka çka t’u thotë shqiptarëve edhe për arsyet e largimit të tij nga AAK dhe kalimit në PDK, ashtu siç ka çka t’u thotë edhe për presionin e madh, apo edhe shantazhin që opozita ia ka bërë për të mos e votuar Marrëveshjen për demarkacion. Në të vërtetë, me çka ka mundur ta shantazhojë opozita Ramiz Kelmendin që të mos e votojë Marrëveshjen për demarkacion? Çka di opozita komprometuese për Ramiz Kelmendin që ta shantazhojë, apo t’i bëjë presion, siç thotë edhe vetë? Natyrisht, këto pyetje kërkojnë përgjigje për opinionin e gjerë, se rugovasit e tij, siç ka qejf t’i quajë tash, e dinë mirë shumë, ashtu siç e dinë mirë edhe llapjanët se kush është Nuredin Ibishi, dhe bëmat e tij.