Reagon MPB e Maqedonisë: Urko dhe Bekirov nuk janë avancuar

28.08.2016 16:14:52

Ministria për punë të brendshme i ka demantuar ashpër të pavërtetat e publikuara në një pjesë të mediave për gjoja se sistemimin e ri dhe avancimin e dy të punësuarve në MPB, Alen Zekirov dhe Dejan Mitrovski-Urko.

“Situata faktike është se Dejan Mitrovski aspak nuk ka marrë Vendim për sistemin në këtë periudhë kohore. Vendimi i tij i fundit që është aktive edhe në momentin e dhënë është ai i datës 01.10.2015 kur për shkak të sistematizimit të ri të gjithë të punësuarit në MPB të Maqedonisë morën Vendime të reja.

Sa i përket Alen Zekirov ai nuk ka marrë vendim për vendin e punës Shef në asnjë njësi organizative në Ministrinë e brendshme”, informojnë nga MPB.Nga Ministria apelojnë dhe njoftojnë se janë në dispozicion të të gjithë mediave për verifikimin e situatës faktike, që në të ardhmen mos të publikohen gënjeshtra dhe të pavërteta dhe me këtë të manipulohet opinionin publik.