Reagon Vjosa Osmani: Ata që deshën ta shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës po duan të kthehen sërish në pushtet

29.05.2020 10:39:58

Osmani shkruan në Twitter, se disa persona nga ajo Qeveri po duan të kthehen përsëri, megjithëse siç shkruan ajo ata “ishin në krye të këtij turpi”.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se personat e tillë kanë dashur të shpërblejnë Serbinë me territor të Kosovës, për veprimet gjenocidale që ka bërë kundër popullit të Kosovës.

“Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, shkruan Osmani.