Real Madrid-Juventus, finalja e Champions League

10.05.2017 21:59:05

Real Madrid-Juventus do të jetë finalja e madhe e Kardfifit. Los blancos humbën 2-1 ndeshjen e kthmit në “Vincente Calderon” por falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë mundën të kalojnë më tej pavarësisht se skuadra e Simeones i bëri një nisje të përsosur sfidës në kërkim të përmbysjes. Derbi europian i Madridit nisi furishëm për vendasit që krijuan ilizuonin e një kthese të rezultatit për të pranishëm në “Vincente Calderon” teksa Saul në të 12-tën i dha epërsinë bardhekuqve. 2 minuta më pas, Atletiko shënoi dhe të dytin me 11-metërsh me Griezmann që nuk gaboi përballë Keylor Navas. 2 golat menduan se do të corodisnin Realin por los blancos e morën veten nga goditja e shpejtë dhe ulën ritmin duke shënuar madje në fundin e pjesës së parë dhe me Iscon, golin që vrau cdo shpresë të Atletikos. Pavarësisht dëshirës së vendasve në pjesën e dytë për të patur një shpresë në këtë ndeshje 3 gola ishin vërtetë shumë përballë një skuadre si Reali, që me rezultatin e përgjithshëm 4-2 shkoi në finale, ku do të kërkojë në Kardif të ngrejë lart trofeun e 12-të të Uefa Champions League për klubin spanjoll.