Reciprociteti, bisedimet dhe taksa 100% ndaj mallërave të Serbisë!

06.02.2020 12:41:56

Nga Ahmet Asani

Pas hyrjes ne fuqi të vendimit të reciprocitetit me Serbi, mendoj se Qeveria Kurti duhet te fillojë menjëherë me subvencionimin e prodhuesëve dhe prodhimeve vendore, kurse për produktet Made in Albania mendoj se mirë është të hiqet krejtësisht taksa doganore!

Të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria Rama për produktet Made in Kosova. Në këtë menyrë rritet kualiteti dhe kuantiteti i produkteve vendore, krijohet hapsira ekonomike kombëtare, rritet produktiviteti dhe bie çmimi i produkteve vendore dhe atyre nga Shqipëria.

Sa i përket taksës 100%, mendoj se ajo mund të pezullohet për një kohë të caktuar! Nëse Kosova arrin marrëveshjen me Serbi, atëhere nuk këthehet taksa 100% e as nuk vendoset taksê tjeter! Nëse nuk arrihet marrëveshja atëhere duhet shqyrtuar se cfar takse te re, pse jo edhe taksê 200%, të vendoset ndaj këti shteti i cili ndër shekuj na ka dëmtuar dhe kurrë asnjë faj nuk e ka pranuar!