Reforma në drejtësi, Hahn: Referendum nëse dështon Parlamenti

19.07.2016 11:25:18

Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka parashtruar edhe një alternativë në rastin se më 21 korrik reforma nuk votohet në Parlament.

“Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik, ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn, transmeton KP.

Ai ka nënvizuar se duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar europarlamentarët që të inkurajojnë politikanët shqiptarë.