Rezultatet matëse të territorit publikohen në mars (Video)

02.02.2017 20:55:50

Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka kërkuar dokumentet që tregojnë gjithë sipërfaqen e qytetit të Pejës me rrethinë.

Këto të dhëna tregojnë se sipërfaqja e gjithë territorit të Pejës është mbi 602 km katror.

E kjo sipërfaqe, sipas drejtorit të kadastrit, Mustafë Nila, daton që nga themelimi i kadastrit në këtë komunë dhe është në përputhje me shënjimin e vijës kufitare nga marrëveshja me Malin e Zi në gusht të 2015-ës.

Por opozita këtë formë të rimatjes së territorit nuk po e sheh si zgjidhje të problemit.

Ndërsa, zëvendës ministri i pushtetit lokal Bajram Gecaj i ka thënë Klan Kosoves përmes telefonit që komisioni i ri për matjen e kufirit do të dalë me rezultate brenda muajit të ardhshëm.