“Ringjallet” Paul Gascoigne!

07.08.2018 12:02:53

Paul Gascoigne ka rilindur. Ish-ylli i kombëtares angleze është kthyer më në fund të bëjë një jetë normale i rrethuar nga miq e të afërm: fotot që e shfaqnin të dehur në rrugët e Londrës, tashmë janë një kujtim i largët. 51-vjeçari është shymë aktiv në rrjetet sociale, ku poston foto të të gjitha aktiviteteve të tij: nga peshkimi, te golfi, duke kaluar edhe për një shëtitje me vajzën e tij, Bianca. Pasi preku fundin, “Gazza”, është kthyer më i fortë se më parë.