Rio 2016, 6 sportistët nga Maqedonia me optimizëm përgatitën (Video)

25.07.2016 06:40:51

Po bëhen përgatitjet e fundit në Maqedoni para se të udhëtojnë në Rio De Janeiro për Lojërat Olimpike që do të fillojnë nga 5 gushti.

Drita Islami është një nga 6 sportistët që do ta përfaqësojnë Maqedoninë në lojërat Olimpike 2016.

Ajo do të mar  pjesë në disiplinën 400 metra vrapim me pengesa, dhe ajo pret nga vetja të jep maksimumin dhe të thyej rekordin e saj shtetëror.

“Unë do të vrapoj në disiplinën 400 metra me pengesa ku këtë vit jam marr më profesionalisht me këtë disipline dhe mendoj që do të vendos një rekord të ri shtetërorë pasi që këtë vit 2 herë e kam vendosur rekordin shtetëror mendoj që për së treti herë do të jetë në Rio ky rekord”, tha ajo për Tv21

Trajnuesja Aleksandra Vojnevska është optimiste se Drita Islami do të thyej rekorde në lojërat Olimpike në Rio.

“400 metra me pengesa rezultati që ka arritur drita është 61.2 sekonda, një rezultat i mirë mos të jem shumë optimiste mund të arrijë edhe 59 sekonda. Mendoj që për në Rio është gati. Për mua cili do rezultat të arrijë atje Drita ndër 61 sekonda është rekord shtetëror”, shprehet trajnuesja.

Drejtor i delegacionit Vlladimir Bogojefski, thotë se në Rio do të marrin pjesë gjithsej 14 anëtarë.

“Në atletikë Drita Islami është në përfundim të ushtrimeve në qytetin e Ohrit , sportisti Pandev është në përfundim të ushtrimeve në Zvicër , kurse notuesit më të mirë që kemi janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku që nga ky fillim i këtyre përgatitjeve ato po jetojnë në SHBA dhe po vijojnë shkollën atje dhe, normal që të gjithë, për ato kushte është kujdesur Komiteti Olimpik”, thotë Bogojefski.

Atletikë: Drita Islami dhe Riste Pandev

Në notim do të jenë: Nastasia Bogdanovska dhe Marko Bllazhevski

Në xhudo do të jetë: Katerina Nikollovska

Në gjuajtje është: Nina Ballaban.

Vladimir Bogojevski theksoi se të gjithë sportistët pjesëmarrës në olimpiadë, janë në përfundimin e ushtrimeve, dhe për gjithsecilin prej tyre është kujdesur nga një trajner special.

Sipas Bogojevskit, rezultate priten nga të gjithë sportistë, veçanërisht nga notuesit Nastasia Bogdanovska, dhe Marko Bllazhevski të cilët janë në trajnime në Amerikë.