Rivaldo zbulon përforcimin e madh të Barcelonës (FOTO)

19.01.2017 12:15:40

Rivaldo ka mbështetur një yll të madh që të transferohet në Barcelonë.

Rivaldo ka mbështetur Philippe Coutinhon të transferohet në Barcelonë nga Liverpool.

Coutinho ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për “Reds” gjatë këtij sezoni.

Dhe, Rivaldo, dy herë fitues i La Ligës me Barcelonën beson se Coutinho do të bënte mirë nëse do të bashkohej me Neymarin në Camp Nou.

“Mendoj se ata janë të dy edhe shokë, futbollistë që dallohen”, deklaroi Rivaldo për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është futbollist që pa dyshim do t’i ndihmonte Barcelonës. Sigurisht, Barcelona është klub i madh por me një futbollist si Coutinho do të kishte ndihmë edhe më të madhe”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6