Zvicerani Roger Federer ka mundur argjentinasin Juan Martin Del Potro duke fituar titullin e Swiss Indoor dhe duke ngushtuar diferencën me numrin një të botës Rafael Nadal.
Fitoret 6-7(5-7)6-4 dhe 6-3 kanë bërë që ai të jetë 1,460 pikë larg spanjollit përpara Paris Masters që fillon këtë javë, evenimenti i fundit sezonal për këtë vit.
Del Potro nuk do të jetë pjesë e finaleve të ATP që zhvillohen në Londër pas kësaj humbjeje. Ai duhet të fitonte ndaj Federer për të arritur pikët e duhura dhe mbetet në vend të 19-të të renditjes së përgjithshme.
Kjo ishte hera e pestë që Federer ndeshej me Del Potro, me të fundit që kishte fituar vetëm herën e fundit ndaj Federer në çerekfinalen e US Open.