Ronaldo i magjishëm, Reali sheh finalen

03.05.2017 11:00:32

Reali i Madridit do të vazhdojë të mbetet macja e zezë e Atleticos së Madridit në Champions League. Falë Cristiano Ronaldos që u shfaq në një formë të jashtëzakonshme, Los Blancos mposhtën 3-0 Los Colchoneros në gjysmëfinalen e parë në Santiago Bernabeu duke shtruar rrugën drejt finales së madhe të Cardiffit. Për të dytin vit rradhazi, Reali i Madridit është vetëm një hap larg stacionit të fundit të Champions Leagues pra finales së madhe me trofeun e 12-të në këtë kompeticion që është më pranë se kurrë për skuadrën e Zidane. 3 gola realizoi ylli i portugez i Realit, me Cristiano Ronaldo që dënoi sërish Atleticon pas asaj penalltie të fundit të ekzektuar saktë në finalen e edicionit të kaluar.

Për të 4-tinvit radhazi është Reali që shuan ëndrrën e tifozëve të Atleticos dhe Diego Simeones për të fituar për të parën herë në histori Champions Leaguen sepse tashmë kualifikimi në finale ngjason me një mision të pamundur për bardhekuqtë. Në minutën e 10-të i shërbyer nga Casemiro, Ronaldo mposhti me kokë Oblakun për avantazhin e Los Blancos. Në të 73-tën, ylli portugez, përfitoi nga një gabim i Filipe Luis për të realizuar një gol të bukur që i coi shifrat në 2-0. Ndërkohë në minutën e 86-të i shërbyer nga Lucas Vazquez, Cristiano e pati të thjeshtë të shënote edhe golin e 3-të që kishte aromën e kualifikimit në finale për Realin e Madridit.