Rrahmani: Pësuam nga gabimet tona

09.10.2016 20:24:37

Amir Rrahmani ka deklaruar se kanë pësuar gola në momente të mirë të Përfaqësueses sonë.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës e ka cilësuar Ukrainën si kombëtare të fortë, ndërsa sipas tij, golat kanë rënë nga gabimet e skuadrës.

“Pjesa e parë ishte e mirë, e dinim që do të jetë një ndeshje e fortë. E dinim që ata do të jenë të fortë sikurse Kroacia”, ka thënë Rrrahmani pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

“Ata na bënë gola, nga gabimet tona, kur ne ishim në momentet më të mira. Për ta pasur më të lehtë, ne duhet të shënojmë të parët”.

“Ne kishim raste për të shënuar, por nuk e di, ne jemi të pafat”, përfundoi mbrojtësi kosovar.