Rrëmbehet një person në Prizren

21.05.2018 13:03:43

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 01:20 është rrëmbyer një person në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy të dyshuar.

“Posa është pranuar informacioni, njësite policore kanë vepruar dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar. Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë rajonale të Prizrenit.

Pas arrestimit sipas policisë janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.