Rrëzimi i Kurtit/ Meta: Nuk ndërhyj në çështjet e brendshme, por në kohë pandemie…

26.03.2020 10:36:36

Ditën e djeshme pas një diskutimi shumë të gjatë në Kuvendin e Kosovës, qeveria e Albin Kurtit ka rënë, madje me më shumë vota se sa u zgjodh. Si e shikoni këtë kolaps politik në Kosovë, në një kohë kur të gjithë qytetarët atje kërkojne marrjen e masave dhe bashkim për të përballuar situatën me coronavirusin.

Presidenti Meta nuk ka dashur të hyjë shumë në çështjet e brendshme të Kosovës, pasi ky shtet ka udhëheqësit, institucionet dhe Kushtetutën e tij.

“Për mua dhe për të gjithë ne është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe vullneti i qytetarëve të saj.  Padyshim që pandemia e coronavirusit ka krijuar një situatë shqetësuese, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por kudo ku ata ndodhen në rajon.

“Unë dje kam patur një bisedë telefonike me Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për shkak se ne këtë rajon deri mbrëmë rezultonin mbi 20 shqiptarë të infektuar. Po sot mora një tjetër lajm shqetësues, që po kaq të prekur kanë rezultuar edhe gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu në Kosovë kemi vënë re që ndonëse para 10 ditësh nuk ka asnjë qytetar të prekur, aktualisht përhapja e pandemisë ka marrë ritme shumë shqetësuese.

Kështu që mendoj se përballimi i situatës së krijuar nga kjo pandemi duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.