Rrëzohet shtylla elektrike në Veternik, banorët ankohen për mungesë të energjisë

10.07.2019 17:06:16

Dje rreth orës 17.00 në rrugën “Përmet Vula” në Veternik është rrëzuar një shtyllë elektrike.

Sipas banorëve të kësaj lagjë KEDS-i ëhstë njoftuar me rastin, mirëpo ata thonë se shtylla vazhdon të bllokojë rrugëen, dhe banoret janë pa rrymë.

“Është thënë se gjithçka do të përfundojë sot, por ende nuk ka lëvizur asgjë. Të vetmit që ishin sot në vendin e ngjarjes janë ekipet e televizioneve kabllore pajisjet e të cilëve janë dëmtuar po ashtu”, ka thënë Edita banorë në atë pjesë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në një përgjigje dhënë Telegrafit ka thënë se aty janë aktualisht katër shtëpi pa energji elekrike.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë dhe e kanë eleminuar rrezikun. Deri në mbremje do ta rregullojnë edhe prishjen. Por, për shkak se moti i lig ka shkaktuar prishje shumë më të medha ku janë afektuar numër shumë me i madh i konsumatorëve i është dhënë prioritet atyre, për çka ekipet janë duke punuar edhe në këto momente”, ka thënë ai.