Rugova: Më keqkuptuat, ky është qëndrimi im për votën ndaj Haradinajt

21.07.2017 15:09:03

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova ka reaguar përsëri përmes një statusi në “Facebook”, lidhur me raportimet se ajo do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Ajo thotë se qëndrimi i saj është ashtu siq deklarohet LDK-ja e Isa Mustafës.

“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardh me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka shkruar ajo.