Haki Rugova: Nëse do të mbetën borxhe unë do t’i paguaj vet (Video)

11.11.2017 22:58:48

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, duke iu përgjigjur akuzave të kundërkandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Gani Dreshaj, ka thënë se nuk do të ketë borxhe Komuna e Istogut.

Rugova, në emisionin “Duel D” në RTV Dukagjini, në përballjen me kandidatin e AAK-së, gjithashtu ka mohuar se në zyrat e Komunës ka pasur rrahje në mes zyrtarëve komunalë, siç ka pretenduar kundërkandidati Dreshaj.

“Unë tash po dëgjoj dhe ku e ke marrë ti këtë informatë nuk e di”, tha Rugova.

Ndërsa, Dreshaj ka përmendur me emra dy zyrtarët që janë rrahur në zyrë, të cilën Rugova e quajti dezinformatë.

“Sa u përket borxheve, borxhe nuk do të ketë. Por edhe nëse do të ketë borxhe, ti nuk do t’i marrësh përsipër, do t’i paguaj vet”, tha Rugova.