Rusia përgatitet për luftën moderne? 5 avionë supersonik i bashkohen flotës masive

08.01.2017 14:35:49

Forcat Ajrore ruse do t’i shtojnë arsenalit të tyre edhe pesë aeroplanë të rinj luftarakë këtë vit, si pjesë e një përpjekje të madhe modernizimi, raporton “International Buisiness Times”.

Komandanti Viktor Bondarev njoftoi se pesë avionë “ Sukhoi T-50”do t’i bashkohen flotës tashmë masive që përfshin 20 avionë luftarakë, dhjetra avionë të modernizuar dhe 160 avionë strategjik për raketa si dhe 52 helikopterë sulmi.

Dhe deri në vitin 2020, forcat ajrore planifikonjne të shtojë më shumë se 900 avionë të rinj dhe helikopterë, tha zëvendës komandanti rus i Forcave Ajrore,  Pavel Kurachenko .

Blerjet janë miratuar, pavarësisht një raporti vitin e  kaluar për shkurtimet buxhetore ushtarake.