Ruzhin: Pozitivisht i befasuar nga marrëveshja e djeshme

21.07.2016 11:45:27

Kanë vazhduar reagimet për bisedimet dhe për marrëveshjen e arriturnga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Këtë herë ka folur Nano Ruzhin, profesor universitar dhe ish-ambasador, i cili ka thënë se është befasuar nga ujdia për marrëveshjen Përzhino.

“Realisht ne jemi para një faze të re, dhe ajo është inplementimi i asaj që janë marrur vesht dje katër paritë më të mëdha në Maqedoni. Jamë pak skeptik, për shkak se gjatë të kaluarës shumë marrëveshje kishin hasur në vështirësi. Për këtë shkak dyshoj se me vetëdijsim të madh do të përmbushen parametra të caktuar nga kjo marrëveshje” – ka deklaruar mes tjerash për Zhurnal profesori Universitar Ruzhin.