SA PO E THeHOLLOJNË ARSIMTARËT TANË SUBSTANCËN E KRENARISË SË DIKURSHME?!

13.03.2019 13:29:22

1.
Ndër përpjekjet e para të atdhetarëve tanë në ruajtjen e identitetit të etnisë, ishte edhe angazhimi që ata bënë në përhapjen e dritës dhe të diturisë kombëtare tek masat e gjera popullore, të cilat i kishte kapluar gjendja e errësirës dhe e paditurisë për shkak të pushtimit nga ana e pushtuesve. Një veçanti e pushtimit shumëshekullor serb ishte ndër sundimet e rënda që rrezikonte perspektivën e vazhdimësisë së qenies që qenies së këtij populli më trojet e tyre. Duke qenë të vetëdijshëm për një realitet të tillë, shqiptarët assesi nuk pajtoheshin me të. Prandaj, bënin përpjekje që të gjenin forma të ndryshme, që përmes shkëndijave të arsimit dhe të diturisë kombëtare, si formë e zgjimit të vetëdijes kombëtare dhe vetëdijesimit të masave për atributet autoktone dhe vlerat civilizuese.

Për ta zgjuar vetëdijen kombëtare dhe forcuar atë, rol të rëndësishëm ka luajtur arsimimi i gjeneratave të reja në gjuhën amtare. Mirëpo, një gjë e tillë pushtuesi luftonte dhe bënte përpjekje që ky segemnt qenësor për jetën e një populli të zhbëhet, mirëpo falë angazhimit dhe sakrificës së vravashkave më të çmueshme të kombit, si shtresa më e ndërgjegjshme e kombit, nuk lejuan zhbërjen e këtij delli të rëndësishëm të qenies së këtij kombi.

Edhe sot, populli shqiptar u është mirënjohës për gjithë atë sakrificë dhe angazhim në ruajtjen dhe mbijetimin e shkollës shqipe dhe të arsimit shqip në përgjithësi; ky popull i nderon dhe i respekton deri në piedestal të gjithë ata arsimtarë, të cilët gjattë asaj rruge historike të mbijetimit të shkollës shqipe, sidomos ata që vepruan në dekadën e nëntë të shekullit të kaluar, që sakrifikuan në momentet më të vështira për ta mbrojtur shkollën dhe arsimin shqip, duke ngritur nja altar në shërbim të popullit, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre ruajtën frymën kombëtare të arsimit shqip.

2.
Pra, arsimtarët në Kosovë, edhe në vitet e para të luftës, edhe në ato të luftës, edhe të pasluftës, mbeten ngdërgjegja më e ndershme dhe krenare e këtij kombi. Janë ajo kategori e shtresës së këtij populli që idealin për leximin shqip, për shkrimin shqip dhe këndimin shqipe i vuri mbi të gjitha.

Gjatë viteve të pasluftës, ky segment më i rëndësishëm i shoqërisë dhe protreti më autentik i një kombi, mbijetoi edhe falë ndihmës dhe sakrificës ( bashkë me arsimtarët) edhe të popullit. Ky popull, i katandisur me rezistencën politike që ushtronte Serbia dhe rezistencën sociale, që ishte pasojë e asaj shtypjeje, me ç’rast pjesa më dërmuese e këtij populli kishte rënë në ekstremin e kësaj gjendjeje, mirëpo atë kafshatë që e siguronin, nuk hezituan që ta ndajnë bashkë me arsimtarin tonë.

Është një fakt i pamohueshëm, edhe në këto mbi gjashtë vjetët e pasluftës, arsimtari ynë, akoma nuk e ka të zgjedhur pozitën e tij të gjendjes ekonomike. Akoma mësuesit tanë jetojnë si kategori sociale. Të gjithë janë të vetëdijshëm se shpejt duhet ndryshuar gjendjen në pozitën e tyre ekonomike. Mirëpo, akoma realitetit më të cilat po sfidohemi po sfidohemi diktojnë këtë gjendje çfarë e përjetojnë mjerisht një kategori (një kategori nuk jeton në këtë gjendje), të cilët akoma e kanë të pazgjidhur.

3.
Momenti aktual nëpër të cilin ka hyrë Kosova dhe populli i saj është kohë e sfidave të mëdha dhe vendimtare për fatin dhe të ardhmen e saj dhe të këtij populli. Kështu që, edhe arsimi si segmenti më i rëndësishëm i kësaj shoqërie është dashur (madje në këto momente delikate dhe të nevojshme), t’u bëhet krah këtyre proceseve çfarë e kërkon momenti, e jo t’i kontribuojnë stagnacionit të tyre, apo frenimit dhe thellimit të apatisë dhe konfuzitetit të thellë, i cili gjithnjë e më shumë po vjen duke u thelluar.. Kjo armatë e fuqishme (e mendjes dhe e penës), së këtij vendi dhe populli, në këto momente kur më së shumti u nevojitej ndihma dhe përkrahja, ranë nën kurthet e një parie të ashtuquajtur “sindikale”, të cilët nuk kanë asnjë legjitimiteti dhe autoriteti asiciacional të cilët kanë vepruar dhe po veprojnë kundër interesave të vendit dhe pa kurrfarë kriteresh, në këtë kohë të pakohë organizuan grevën.

Për këtë grup mecenësh të pasioneve të caktuara, vlerësimin më të mirë këto ditë e dha një analist yni i rrethanave, i cili thkeson se Paria sindikale e Kosovës, që vepron kundër interesave shtetërore të vendit në kohën më të pakohë, organizoi “grevën e përgjithshme, me ç’rast shfrytëzoi mundësitë e përdhosjes së kuptimit të mirëfilltë të demokracisë së veprimit me mjetet më të palejueshme dhe me mjetet më të dënueshme. “Përveç manipulimit të situatës së vështirë politike, ekonomike dhe të limiteve të rregullta të imponuara të vendit tonë, vazhdon analisti, përdori edhe individ dhe grupe individësh më të shpëlarë moralisht dhe të mentalitetit parazit të tyre, të mësuar të rrojnë kështu me trazira ç’prej kohësh gjithnjë në dëm të Kosovës dhe të popullit të saj të shumëvuajtur. Zgjodhi argatët e parapërgatitur që ta godasin pamëshirshëm Kosovën e kësaj periudhe historikisht të rëndësishme. Zgjodhi mjedise grevash pikërisht aty ku punohet “intelektualisht” dhe në mjediset që do të duhej të ishin humane. Zgjodhi segmente rebelimi që nuk ia varin e nuk ia kanë varur interesave të vendit dhe të popullit\’, spikat racionalisht analisti i kësaj ngjarjeje. Dhe në këtë kohë të pakohë, arsimtari ynë të ngërthehet në këto kurthe është diçka iracionale dhe cinizëm i një veprimi, duke vënë ndërgjegjen e tyre në peshojë dhe duke e tëholluar substancën e krenarisë së dikurshme.

Pas organizimit dhe mbajtjes së grevës disa javësh dhe dëmeve që i është shkaktuar arsimit dhe nxënësve tanë, të cilët pafajsisht ranë viktimë e makinacioneve të Sindikatës së Arsimit, duke humbur orë të tëra mësimi, tash për ta thelluar akoma më shumë dëmin e krijuar kërkojnë dhe bëjnë thirrje që orët e humbura të mos i kompensojnë. Këta “sindikalistë” kërkojnë nga nxënësit dhe arsimtarët të mos shkojnë në shkollë dhe t’i plotësojnë orët e humbura.

Dhe duke e analizuar këtë gjendje të krijuar të arsimit, segment ky i cili edhe pas njëzet vjetësh të frymës së lirisë, nuk ka qenë në gjendje ta gjejë rrugën që kanë merituar dhe, sot, nga ata (mësimdhënësit), që është kërkuar dhe kërkohet të ndihmohet arsimi, si kult i misionit të tyre, ata solidarizohen me një grup që thirren në emër të Sindikatës së Arsimit, të cilët kanë uzurpuar këtë asociacion dhe e mbajnë peng një arsim të tërë të një vendi.

Këto veprime të Sindikatës së Arsimit dhe solidarizimi i punonjësve të arsimit, përkatësisht të institucioneve shkollore, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë. Kur dihet mirëfilli që Ministria e Arsimit është institucioni më i lartë i arsimit dhe bën thirrje për të shkuar në shkollë, ndërsa grupi tjetër që thirret në emër të sindikatës thërret për mosshkuarje në shkollë, këtë fakt nuk mund ta justifikojë askush që në vete ngërthen një logjikë të shëndoshë.

Me këto veprime të mësimdhënësve tanë, të cilët gjatë okupimit mbrojtja e shkollës bënte jetën e tyre dhe shkollën shqipe e mbrojtën edhe me gjak, tash sikur e kanë humbur atë përfytyrim dhe atë përshtypje që kanë pasur deri me tash.

Urojmë që kjo kategori e njerëzve më të arsimuar të ndërgjegjësohet dhe arsimin shqip ta vënë në binarët e trendëve të një arsimi bashkëkohor sipas standardeve evropiane, kursimi ynë edhe ka vendin.