Sali Berisha reagon për djegien e kosovarit: Forca e krimit godet me egërsi

06.05.2018 15:35:02

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjetjen e veturës së djegur ku brenda ishte trupi i një kosovari.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se forcat e krimit kanë goditur me egërsi.

“Forca e krimit godet me egërsi!
Digjet për se gjalli një qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje! Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret!”
, ka shkruar Berisha.

Gjatë ditës së djeshme në Fushë – Krujë policia e Shqipërisë ka gjetur një veturë të djegur ku brenda saj ndodhej një trup i pajetë, i cili dyshohet të jetë trupi i kosovarit, Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i komunës së Vushtrrisë.