Salihi përkrah kombëtaren: Shkodra, sot në festë (Foto)

09.10.2016 18:31:31

Hamdi Salihi nuk ka marrë ftesë nga trajneri Gianni de Biassi për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për botërorin ‘Rusia 2018’.

Sulmuesi i Skënderbeut ka shënuar 11 gola me fanellën kuqezi dhe nuk është ftuar, pasi para tij u preferua Edgar Çani.

Megjithatë, ditën e sotme shkodrani duket i gëzuar në prag të ndeshjes me Spanjën, teksa ka lënë një postim në profilin e tij në ‘Facebook’.

“Sot Shkodra në festë, Shqipnia luan një ndeshje të madhe në stadiumin tem. Forca Shqipëria”, ka shkruar Salihi në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.

32-vjeçari shkodran shpreson që një ditë të marrë një ftesë nga De Biasi për të luajtur në stadiumin e ri në qytetit e tij të lindjes. /Telegrafi/