Salihu: PDK-LDK dhe AAK s’do të mund të ngrisin mocion mosbesimi ndaj qeverisë, VV s’mund ta zgjedh presidentin

16.02.2021 12:30:07

Analisti nga Instituti GAP, Bekim Salihu ka deklaruar se LDK-PDK nuk do të mund të paraqesin mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Gjithashtu ai deklaroi se AAK si grup parlamentar nuk do të ketë mundësi e vetme të paraqes raste në Kushtetuese.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me votat e të gjithë komuniteteve, nuk do të mund ta zgjedh presidentin e ri të Kosovës.

Postimi i plotë:

Rezultatet e 14 shkurtit, nga perspektiva tjetër (pas votave edhe të diaspores)

AAK-ja si grup parlamentar nuk do të ketë mundësi e vetme të paraqes raste në Gjykatën Kushtetuese

LDK e PDK së bashku nuk do të mund të paraqesim mocion mosbesimi ndaj Qeverisë

LDK, PDK e AAK së bashku nuk do të mund të therrasin asnjëherë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

VV së bashku me votat e gjithë komuniteteve (nësë voton edhe Lista serbe) nuk do të mund ta zgjedh Presidentin (për ruandin e pare dhe të dytë)