Sarandë, Rama prezanton ligjin për minoritetet

25.02.2017 14:43:50

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot nga Saranda ligjin e ri për minoritetet. Rama theksoi se minoritetet janë pasuri shoqërore e kulturore e një vendi dhe minoritarët grekë në Shqipëri janë e do të jenë në shtëpinë e tyre.

Rama deklaroi se identiteti i minoritarëve nuk është një çështje e tyre, por i shtetit ku ata jetojnë.

Kryeministri ka saktësuar më tej se, ligji i ri do të garantojë të drejtat arsimore të pakicave dhe se në këtë drejtim do të shihet mundësia e hapjes së zyrës arsimore për minoritetet e Dropullit dhe Finiqit.

Ai është ndalur edhe tek çështja e pronave, duke nënvizuar se nga vjedhja e tyre e kanë pësuar të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm minoritarët, por për këtë ka edhe një zgjidhje.

“Vettingu. Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre njerëzve që i kanë bërë këtij vendi atë që s’ia ka bërë asnjë pushtues dhe as diktatura. Lëvizjet e trojeve i kanë shkaktuar ata, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, deklaroi Rama.