Schuster: Loja e Bayernit nuk e ndihmon Lewandowskin

14.02.2017 18:54:41

Robert Lewandowski është viktimë e stilit të lojës që Ancelotti po aplikon te Bayerni i Mynihut.

Ky është mendimi i Bernd Schusterit, ish-trajnerit të Realit të Madridit dhe Malagas në kampionatin spanjoll, i cili bën edhe dallimin mes teknikut italian dhe Pep Guradiolës në mënyrën se si luajnë bavarezët. Sipas 57-vjecarit, i cili ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në vitet 1979-1984, me Pep kampionët e Bundesligës luanin më shumë si ekip dhe nuk predominonin individët e vecantë, por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Ancelottin.

“Carlo lejon cdo futbollist të bëjë atë që dëshiron, por kjo sjellje nuk e ndihmon lojën në grup. Bien në sy elementë të vecantë si Robben, Ribery apo Dauglas Costa. Për mendimin tim, Bayerni po has më shumë vështirësi krahasuar me periudhën e Guardiolës. Nuk krijojnë rrezik, ndërsa Lewandowski ka më pak mundësi para portës. Tani duhet të bëjnë mrekullira për të shënuar.”

Në fakt statistikat tregojnë nëj lloj rënieje të efikasitetit të Lewandowskit para portës. Gjatë këtij sezoni sulmuesi polak ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje dhe duket e vështirë të arrijë shifrën e 30 finalizimeve të sezonit të kaluar.  Sshhuster në vijim të analizës së tij për lojën e Bayernit vlerësoi mbi të gjitha cilësitë e Thiago Alccantarës.

“Ai është i jashtëzakonshëm në kontrollin dhe përdorimin e topit, e lexon mirë lojë ndhe mund të luajë në qendër apo disi më i avancuar. Mund t’i tregojë pikat e tij të forta edhe në hapësira të ngushta.”