Sekuestrohen Euro false, arrestohen 3 persona

06.06.2017 19:32:42

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Euro”.

Të arrestuarit janë Kliton Nanushi 37 vjeç nga Tirana i dënuar për më parë për shfrytëzim prostitucioni, Juljan Mehmeti 27 vjeç nga Përmeti dhe Kleart Kalemi 19 vjeç nga Tirana i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë dya muajve të fundit, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, ata bënin pagesa me kartmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në mometin e arrestimit atyre ju gjetën 500 Euro të falsifikuara. Policia sekuestroi 3 celularë, 10 kartmonedha me prerje 50 Euro, 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë, 2 kartmonedha me prerje 1000 Lek dhe 2 karta SIM.