Serbët në veri të Mitrovicës, heqin vetë barrikadën te Shkolla Teknike (Foto)

29.10.2016 20:44:03

Barrikada që ndodhet afër Shkollës Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës, pothuajse është larguar tërësisht.

Aty shihen kamionët duke bartur lëndët që ishin përdoru si barrikadë.

Barrikada është hequr pa ndonjë kundërshtim, ndërsa në të dy anët e vendit, si nga ajo veriore dhe ajo jugore, janë parë qytetarë të shumë që kishin dal të shikonin largimin e saj.

KosovaPress ua sjell fotot e bëra gjatë kryerjes së punëve për heqjen e barrikadës.

Kjo barrikadë është vendosur nga serbët para disa viteve, të cilët nuk donin që kjo pjesë e vendit të integrohet nën sistemin shtetëror të Kosovës.

barrikada3 barrikada2 barrikada1