Serbia bëhet me Qeverinë e re

11.08.2016 19:22:23

Qeveria e re e Serbisë, ka marrë votat e parlamentit të enjten, pasi propozimi i Kryeministrit Aleksandar Vuçiq, është mbështetur nga 163 deputetë.

Kabineti i ri i Vuçiqit, ka 16 ministri dhe 3 ministri pa portofol.

62 parlamentarë, votuan kundër kësaj qeverie, nuk kishte asnjë abstenim ndërsa, 24 deputetë nuk morën fare pjesë në seancën ku u zgjodh kabineti i ri qeveritar, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kryeministrin e ri e njëherit edhe të vjetër të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin e ka uruar menjëherë kryekuvendarja Maja Gojkoviq, e cila ka thënë se ceremonia e betimit do të mbahet në orën 7 të mbrëmjes.