Sërish Messi, Barça leksion Atl. Madridit

26.02.2017 20:47:45

Në “Vincente Calderon” vendosi sërish ai “Mesia” i Barcelonës. Në 3 ndeshjet e fundit të fituara 2-1 nga blaugranat në Madrid ndaj los colchoneros goli i dytë ishte shënuar prej tij dhe këtë herë Lionel Mesi sërish nuk mungoi në takim duke i treguar Barcës jo vetëm rrugën drejt fitores por gjithashtu dhe drejt titullit. Në pjesën e parë, përballja mes dy gjigandëve spanjollë ishte tipike e viteve të fundit shumë e luftuar dhe pak produktive përpara portës por në fraksionin e dytë gjithcka ndryshoi pas golit të Rafinhas.

Epërsia Barcës nxorri nga detyrat mbrojtëse dhe ekipin e Simeones me sfidën që u bë shumë më tërheqëse me Atletikon që duke parë drejt sulmit gjeti dhe golin e barazimit me Godinin.

Nga ky moment protagonist ishin portierët deri në castin kur Messi mendoi të shfaqej në skenë sërish duke shënuar golin e fitores blaugrana.