Sfarça: Dalja e AKR-së nga koalicioni akt i një subjekti politik! LDK të mendojë për një koalicion me qytetarët

04.09.2017 16:20:50

Pas lajmit për daljen e AKR-së nga koalicioni me LDK-në, fokusi.org ka kontaktuar anëtarin e Kryesisë së LDK-së, z. Muharrem Sfarça, i cili u shpreh “Dalja e AKR-së nga koalicioni me LDK-në është akt i një subjekti politik, me të cilin na ka bërë bashkë vizioni për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë stabile dhe me institucione funksionale.”

Me gjithë daljen e AKR-së nga koalicioni me LDK-në, z. Sfarça ka mbrojtur vendimin e partisë së tij për koalicion me këtë subjekt politik, edhe për arsyet e përmendura më lartë, por edhe për faktin që sipas tij “Vendimi për koalicion me AKR-në, por edhe me Alternativën dhe me Lëvizjen për Drejtësi ka pasur parasysh rëndësinë e koalicioneve parazgjedhore, e që e ka konfrimuar edhe vendimi i Gjykatës kushtetuese i vitit 2014.” – ka thënë për fokusi. org z. Sfarça dhe ka shtuar “Qëllimi ishte maskimizimi i votave dhe mundësia që vendit t’i jepej një Qeveri me duar të pastra”.

Z. Sfarça, po ashtu, vendimin e AKR-së për të dalë nga koalicioni me LDK-në, e ka parë edhe si efekt të rezultatit të zgjedhjeve që ndau subjektet politike në tri blloqe të mëdha politike e që ishte refelektim i perceptimit të qytetarëve për legjislaturën e kaluar. “Rezultati i zgjedhjeve ishte i tillë që ndau subjektet politike në tri blloqe të mëdha politike si refelktim i perceptimit të qytetarëve për raportin e forcave gjatë legjislaturës së kaluar. Ky perceptim ishte ndëshkues për PDK-në dhe prodhoi një votim kundërshtues ndaj saj, e për shkak të koalicionit me të, ehde ndaj LDK-së” – ka thënë ai për fokusi.org

Për z. Sfarça, rasti i daljes së AKR-së nga koalicioni me LDK-në, është edhe shprehje e një nevoje që LDK të përqendrohet në koalicion me qytetarët, pra të biseodjë me ta, dhe t’ua shpjegojë seriozitetin e saj që interesat e tyre t’i ketë para interesave të partive politike. Madje ai, koalicionet parazgjedhore i quan si koalicione për interesa të partive politike, e më pak për interesa të qytetarëve. “Rasti i daljes së AKR-së nga koalicioni me LDK-në duhet të kuptohet edhe si domosdoshmëri dhe nevojë që LDK të punojë më shumë me elektoratin e saj për t’i bindur se ajo është e vetmja forcë politike serioze që mendon më shumë për interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj. Pra LDK duhet të punojë më shumë për një koalicion me qytetarët, sepse qeverisja bëhet për ta, e të mos mendojë shumë për interesat e partive të ndryshme, ashtu siç janë koalicionet parazgjedhore në këto zgjedhje”.

Të gjitha këto, z. Sfarça i shpreh i bindur se koalicioni i PAN-it me AKR-në do të jetë jetëshkurtër, dhe se LDK duhet të jetë e përkushtuar për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e qytetarëve. “Krijimi i një Qeverie ndërmjet PAN-it dhe AKR-së mund të jetë vetëm zgjidhje afatshkurtër” – thotë në fund z. Sfarça për fokusi.org