Shaip Havolli zëvendëson Hasan Pretenin në krye të AKK-së

26.09.2016 10:51:48

Sot zyrtarisht fillon punën drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Përmes një njoftimi për media, Havolli ka falënderuar ish- drejtorin, Hasan Pretenin për kontributin e dhënë që nga themelimi i AKK-së, fuqizimin e kapaciteteve si dhe në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së.

Më tej në njoftim thuhet se Havolli do të vazhdojë me përkushtim punën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në kuadër të mandatit të AKK-së,e po ashtu do ta fuqizojë bashkëpunimin me prokurorinë e shtetit, gjykatat, policinë, mekanizmat tjerë vendor dhe ndërkombëtarë,mediat dhe shoqërinë civile.