SHBA-ja porosit Kosovën ta forcojë sundimin e ligjit dhe ekonominë

28.09.2016 23:12:59
Zyrtarja e lartë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Margot Ellis, ka thënë se Kosova duhet të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo ka thënë për Zërin e Amerikës se vendi ende po përballet me sfida në fushën e drejtësisë.

Ellis u zotua për vazhdimin e mbështetjes së organizatës së saj, e cila që nga përfundimi i luftës ka investuar mbi 800 milionë dollarë në Kosovë.