ShGM do të protestojë para Gjykatës themelore në Shkup, në seancën e parë të gjykimit të Bozhinovskit

28.08.2016 19:14:12

“Të hënën më 22 gusht, Këshilli drejtues i ShGM ka miratuar vendim që më një shtator të organizojë protesta para Gjykatës themelore në Shkup, kur pritet të mbahet edhe seanca e parë gjyqësore e gjykimit të gazetarit Zoran Boxhinovski”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë informatë e ka bërë publike përmes rrjetit social Facebook, kryetari i ShGM, Naser Selmani i cili thekson se këtë informatë nuk e kanë bërë publike sepse akoma janë duke u bërë konsulta me organizatat tjera të gazetarëve dhe mediave, nga të cilat kërkojnë mbështetje!

“E shoh që Gerovski na fton publikisht që të organizojmë protestë, ja publikisht të themi se një vendim i tillë tash më është sjellë”, ka shkruar Selmani.

Ai po ashtu përmes postimit të tij ka kërkuar që nga organet gjyqësore dhe të prokurorisë në rastin e Bozhinovskit të sillen në mënyrë profesionale dhe të mos përpiqen përmes truqeve të lira, siç ishte ai me fshehjen e datës së seancës ose dërgimit të ftesave për seancë në “emër të gabuar“.
“Bozhinovski nuk është akuzuar as për terrorizëm as për fjalor të urrejtje! Prandaj nuk ka asnjë arsye që ai akoma të jetë në paraburgim!”, ka përfunduar Selmani.