Shikoni shpërthimin skandaloz të Edi Ramës kundër Valentina Leskajt: Ik largohu

17.11.2016 15:26:52

Kryeministri Edi Rama është përballur sot ashpër me opozitën e cila nuk e la as të merrte fjalën në Kuvend, para se të fliste ish-kryeministri Sali Berisha.

Në videot e siguruara brenda sallës së Kuvendit, duket edhe irritimi i Edi Ramës ndaj Valentina Leskajt, së cilës ja bën me dorë që të ikë, të largohet nga aty, sepse Leskaj kishte zbritur pranë llozhës ku qëndron qeveria.

Në pamje duket Rama i egërsuar nga fakti se deputeti Flamur Noka dhe demokratët e tjerë nuk e lejuan që të merrte fjalën.