Shiu vështirëson qarkullimin në rrugët e Prishtinës (Video)

21.05.2018 23:07:47

Reshjet e dendura të shiut sonte kanë shkaktuar telashe edhe në kryeqytet, duke vështirësuar qarkullimin në disa rrugë.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe grumbullimit të ujit, sonte pothuajse është bllokuar Rruga “Rexhep Krasniqi” te Hotel Garden në lagjen Emshiri.

Nga pamjet e video-xhirimeve, që i ka dërguar një qytetar në redaksinë e Telegrafit, shihet se në të dy anët e rrugës kanë ngelur të bllokuara disa vetura .

Në atë pjesë të qytetit është ndërprerë edhe ndriçimi publik.