Shkarkimi i Metës/ Ambasadorët e SHBA-BE, 90 minuta “kokë më kokë” me Ramën

10.06.2019 12:51:19

Pas vendimit të Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kundërpërgjigjes së PS për shkarkimin e presidentit, kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me ambasadorët e BE. Takimi i shefit të qeverisë me ambasadorët u mbajt në kryeministri dhe zgjati rreth 90 minuta.

Në takim ka qenë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja gjermane Sussane Schutz, ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Italisë. Në takim ka qenë edhe kryediplomatja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende mbi vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, por as për nisjen e procedurave nga ana e PS për shtyrjen e zgjedhjeve.