Shokon Rosberg, tërhiqet nga Formula 1

02.12.2016 17:27:37
during qualifying ahead of the British Formula One Grand Prix at Silverstone Circuit on July 5, 2014 in Northampton, United Kingdom.

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që i kapi të gjithë të papërgatitur, sepse vetëm të dielën e kaluar në Abu Dhabi, 31-vjeçari sapo festoi titullin botëror për pilotë. Njoftimi nga kampioni i botës u dha për Mbrëmjen Gala të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit në Vjenë, ku do të dorëzohen çmimet tradicionalë të fundit të sezonit.

“Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t’ju njoftuar se kam vendosur që të mbyll karrierën time në Formula 1”, shkruante Rosberg, që theksonte se “prej moshës 6-vjeçare ka ëndërruar të shpallej kampion i botës në Formula 1. Dhashë gjithçka për të realizuar këtë objektiv në 25 vjet, që tashmë e realizova falë ndihmës së njerëzve që më rrethojnë, tifozëve, familjes dhe miqve të mi”.

Kampioni i botës me makinën Mercedes e etiketoi këtë si një eksperiencë të jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta harrojë përgjatë gjithë jetës. Rosberg kujtoi edhe momentet e vështira në karrierë, mbi të gjitha në dy vitet e fundit, me disfatat e pësuara përballë rivalit të madh Leëis Hamilton. Megjithatë, sipas pilotit gjerman ishin pikërisht zhgënjimet ato që e motivuan më tepër të luftonte që të realizonte ëndrrën e tij në Formula 1.