Shpronësimi i 8 shtëpive në Obiliq rrezikon Kosovën të mbetet pa energji elektrike

31.07.2017 18:16:17

Kryetari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se problemi i energjisë elektrike po vazhdon pasi nuk po bëhet shpronësimi në mënyrë të duhur i banorëve të disa shtëpive të kësaj komune.

Në Info Magazine të Klan Kosova, Gashi tha se banorët kanë kërkuar që të bëhet shpronësim i dinjitetshëm e po ashtu të punësohen familjarët e tyre, në mënyrë që të bëhet puna në mënyrë të rregullt për furnizim me energji elektrike.

Sipas tij ndalja në këtë mënyrë e eskavatorëve i shkakton humbje Kosovës me miliona euro, transmeton Klan Kosova.

”Sic e dini ju dhe gjithë qytetarët KEK është një kompani publike që menaxhohet nga Qeveria dhe menaxhmenti i KEK-ut”.

”Kemi kontakte të mjaftueshme me ta dhe vazhdimisht tentojmë të gjejmë një zgjidhje”

”Sipas informative që kemi që vazhdimisht sjellin kërkesa dhe ankesat e tyre vazhdimisht është kërkuar që të punësohen familajrët e tyre dhe janë praktika të arsyeshme”.

”Ka nevojë për fuqi të re punëtore dhe duhet të bëhet një vlerësim I gjithanshëm për atë zonë. Palët duhet të gjejë mesin që kompania që ka bë zgjedhjen për atë zonë duhet të shikojë mundësinë e zgjedhjes së problemeve”.

”’Kërkesat e tyre të realizohen sa i përket çështjes së punësimit. Në mënyrë që kur ndalen eskavatorët ka humbje keku me miliona. Meqë instutucionet funksionojnë shteti duhet ta ketë parasysh këtë cështje duhet të ketë shpronësimi i dinjitetshëm për ata qytetarë, punësimi i tyre”.

”Organet kompetente duhet të trajtojnë këto raste. Nuk mund të them që ka pas keqpërdorime derisa organet kompetente nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim konkret”.