Shqipëri/15 raste të reja me koronavirus, Ministria bën apelin e fortë

05.06.2020 10:24:14

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit. Zyrtarisht bëhet me dije se në 24 orët  e fundit janë regjistruar 15 raste të reja.

2 raste janë regjistruar në Kamzë, të cilët janë infektuar gjatë një varrimi. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të shmangen grumbullimet e mëdha.

Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve, përkatësisht 10,  në 24 orët e fundit. Deri më tani, 33 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë.