Shqipëri/ Grida Duma: Protesta paqësore, gazi lotsjellës është thirrje për dhunë

15.04.2019 23:22:00

E ftuar në “Open”, ish-deputetja demokrate, Grida Duma deklaroi se protesta e opozitës ka qenë paqësore, duke shtuar se protestuesit janë provokuar.

Sipas saj, është qeveria, e cila për të mbuluar problemet e saj, e hedh fajin në drejtim të opozitës.

“E kam parë si e kanë ftuar turmën të shkojë deri të shkallët. Hapën gardhin vetë. Gazi lotsjellës është thirrje për dhunë dhe për luftë”, deklaroi Duma.