Shqipëri/ Kryeministri tregon se çfarë do të ndodhë me shqiptarët e bllokuar në Itali

18.03.2020 23:25:01

Kryeministri Edi Rama sqaroi se si do të veprohet me shqiptarët e bllokuar në itali, pas vendimit të BE-së për të mbyllur kufijtë në emisioni “Open”.

“Italia nuk do të penalizojë asnjë qytetar shqiptar, i cili ndodhet në këtë territor, në pamundësi për të ardhur këtej. Këtë gjë po bëjmë me të gjitha shtetet. Ashtu sikundër po përpqiemi të garantojmë lëvizjen e të gjithë qytetarëve që mund të vijnë drejt nesh.

Dje kemi lehtësuar një grup qytetarësh që kishin mbetur në një anë tjetër të kufirit. Po punojmë pa pushim. Por është në luftë që na ka zënë të gjithëve në një moment ku janë kapur gafil fuqitë më të mëdha të planetit.”, tha Ram