Shqipëri/ Mësuesja nxjerr foton e 10 vjeçarit që u vra nga ambulanca në Kakavijë, përlot me mesazhin

15.08.2020 18:37:02

Një 10 vjeçar nga Lezha humbi jetën tragjikisht në Kakavijë, aty ku me mijëra shqiptarë presin në rradhë për të kaluar kufirin grek.

Vogëlushi Samuel Ndoj u përplas fatalisht nga një automabulancë e cila kishte shkuar për të marrë një grua që ishte ndjerë keq.

Mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj i ka bërë një dedikim ngjethës Samuelit të vogël, ikja tragjike e të cilit, ka tronditur mbarë opinionin.

Mesazhi i plotë:

10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakacijë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës.

(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi,por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pilërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Mësuesja nxjerr foton e 10 vjeçarit që u vra nga ambulanca