Shqipëri: Presidenti mbledh KLD, diskutohen dosjet e urdhrave të mbrojtjes

15.09.2017 10:41:08

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Një nga pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe diskutimi i një raporti mbi vendimet e gjykatave për dhunën në familje.

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj dy javë më parë, kreu i shtetit ka kërkuar një raport inspektimi mbi gjykatën e Kavajës e cila e dënoi me tre vite burg Fadil Kasemin.

Po ashtu temë e diskutimit do të jetë dhe plotësimi i vendeve të mbetura vakante në gjykatat e Shqipërisë. Kjo për të mos lejuar një bllokim të mundshëm por dhe vijim normal të punës në proceset gjyqësore.

Kjo është mbledhja e parë pas marrjes së detyrës. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi KLD do të pushojë së ekzistuara.