Shqipëri/ Sërish lëkundje tërmeti, epiqendra është në Elbasan

19.09.2018 18:23:46

Një tjetër tërmet është regjistruar sot në vend. Lëkundjet janë ndier në orën 17:09 minuta rreth 38 km larg Tiranës dhe rreth 6 larg Elbasanit.

Sipas Emsc, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.6 dhe një thellësi prej 2 km.

Kjo është lëkundja e dytë brenda 24 orësh, pasi mbrëmë, në orën 21:05 u regjistrua një tërmet me magnitudë rreth 3 ballë me epiqendër në Gjirin e Lalzit.