Shqiperi/ Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në vendin tonë

18.03.2020 10:47:32

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.