Shqipëri/ Tërmeti i fuqishëm, Ministria e Mbrojtjes zbardh bilancin e dëmeve

04.07.2018 14:08:08

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që goditi Shqipërinë paraditen e sotme. Lëkundjet më të forta u regjistruan në Tiranë, 5.2 ballë dhe në Durrës 5 ballë.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar:

1-Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
2- Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
3- Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
4- Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
5- Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
6- Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
7- Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.