Shqipëri/ Treni përplas të riun në stacion, e merr zvarrë për disa minuta

20.05.2019 12:25:19

Një aksident hekurudhor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të stacionit të trenit në Durrës. Një i ri rreth të 20-ve është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të ulët.

I riu ishte duke kaluar shinat kur është përplasur nga treni që e ka marrë zvarrë për disa metra.

I dëmtuari është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për identifikimin e tij dhe rrethanat e aksidentit.