Shqipëri/ Tronditet Laçi, vrasje me armë zjarri në një hotel

30.05.2020 21:55:23

foto arkivi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Laç të Kurbinit.

Raportohet se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një hotel në këtë zonë dhe i vdekur ka mbetur një 53 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.